Na njihni nga afër!
Mirë se erdhët!

Med TurAlb është partneri juaj i besuar në turizmin shëndetësor, me një përvojë shumë të gjatë në konsulencë mjekësore. Ekipi ynë është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap, që nga konsultimi fillestar e deri te kujdesi pas trajtimit.

Bashkohuni me pacientët e shumtë që na kanë zgjedhur për shëndetin e tyre. Zbuloni kombinimin unik të ekspertizës, çmimeve të përballueshme dhe mikpritjes që Turqia ofron. Udhëtimi juaj drejt një shëndeti më të mirë fillon këtu.

Rekomandimi i doktorëve dhe spitaleve është një përgjegjësi që e marrim me seriozitet.

“Shëndeti juaj, përparësia jonë.”

Pacientët Tanë

Disa nga pacientët tanë kanë ndarë momente nga përvoja e tyre me organizimin tonë dhe trajtimin e marrë në spitalet tona partnere.

Oferta Speciale

Ne kujdesemi që të sjellim për ju çmime të përballueshme, shërbime të larta cilësie dhe mjekë të shquar në fushat përkatëse.

Konsultohu Falas

Konsultohu falas me një nga mjekët tanë përmes kanaleve tona të komunikimit si WhatsApp, Viber ose duke plotësuar formularin e kontaktit.
Pse ne?

Pse jemi zgjedhja e duhur për ju?

Shihni më poshtë për të mësuar më shumë rreth asaj që na bën partnerin tuaj të besuar në kujdesin shëndetësor.

Mbështetje 24/7

Gjatë qëndrimit tuaj në Turqi për trajtim, udhëzuesi juaj shëndetësor do të jetë i disponueshëm për ju 24/7. Për çdo nevojë shtesë, ai/ajo do të kujdeset për organizimin, duke përfshirë plane për pushime, udhëtime, makinë me qira dhe më tepër.

Partnerët Tanë – Spitalet Premium në Turqi

Në bazë të kërkesave tuaja, ne ju rekomandojmë spitalin dhe mjekun më të përshtatshëm për trajtimin tuaj. Pas mbërritjes në spitalin e përzgjedhur, do të keni një shoqërues të dedikuar, të caktuar nga spitali dhe Med TurAlb, i cili do t’ju ndihmojë gjatë gjithë qëndrimit. Ju do të informoheni për çdo zhvillim në lidhje me trajtimin dhe udhëtimin tuaj në Turqi. Pas kthimit në vendin tuaj, ne kujdesemi për të monitoruar gjendjen tuaj deri në një vit.

Pa Kosto Shtesë

Med TurAlb garanton ofertën më të mirë për trajtimin tuaj. Çdo ofertë që ju paraqesim është e njëjtë me atë të spitalit, dhe nuk do të ndryshojë nëse kontaktoni drejtpërdrejt me spitalin. Ju nuk do të paguani asnjë kosto shtesë për shërbimet tona, pasi marzhën e fitimit tonë e siguron spitali përkatës nga fondi i tyre për marketing.
Pacientë të Lumtur

+

Spitale Partnere

+

Doktorë të Kualifikuar
Vite Eksperiencë
Med TurAlb

Shërbimet

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për t'ju mbështetur në çdo hap të udhëtimit tuaj drejt shëndetit të plotë, duke siguruar që të ndiheni të mbrojtur dhe të informuar nga fillimi deri në fund. Me Med TurAlb, keni pranë një ekip të përkushtuar që ndihmon jo vetëm në konsultimet fillestare për të kuptuar nevojat tuaja specifike, por edhe në çdo hap të procesit mjekësor.

Ne fillojmë duke bashkëpunuar ngushtë me ju për të planifikuar udhëtimin dhe për të zgjedhur institucionet dhe specialistët më të mirë që përputhen me rastin tuaj mjekësor. Pas mbërritjes në destinacionin tuaj, ju ofrojmë mbështetje të vazhdueshme gjatë trajtimit, duke ju ndihmuar të kaloni me lehtësi çdo procedurë dhe duke siguruar që gjithçka të ecë sipas planit. Pas përfundimit të trajtimit, mbajmë kujdes që të keni të gjitha informacionet dhe mbështetjen e nevojshme për periudhën e rikuperimit, qoftë përmes ndjekjes mjekësore, konsultimeve shtesë, apo dhe udhëzimeve të personalizuara për të mbajtur shëndetin tuaj në gjendje të mirë.

Ekipi ynë në Med TurAlb është i përkushtuar të krijojë një përvojë sa më të qetë, të sigurt dhe të personalizuar për ju, në përputhje të plotë me nevojat dhe pritshmëritë tuaja. Me ne, udhëtimi juaj drejt shëndetit të plotë bëhet i sigurt, i mbështetur dhe i menaxhuar me përpikëri, duke ju dhënë qetësi dhe besim për çdo hap të rrugës.
Onkologji
Kardiologji
Estetikë
Eksploro Më Shumë...
Si funksionon?

Rrugëtimi me Med TurAlb

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për t'ju mbështetur në çdo hap të udhëtimit tuaj shëndetësor.

Biseda me agjentët tanë

Pasi të na kontaktoni dhe të dërgoni dokumentacionin e nevojshëm mjekësor, stafi ynë do t’i përkthejë dhe do t’i paraqesë te mjeku përkatës brenda 12-24 orëve.

Ofertat dhe Planifikimi i Trajtimit

Pas vlerësimit nga specialistët përkatës, ju dërgojmë raportin e mjekëve dhe ofertën e spitalit, ku përfshihen plani dhe kostoja e trajtimit. Me kërkesën tuaj, raportet mjekësore mund të vlerësohen nga më shumë se një mjek ose spital.

Aprovimi dhe Mbërritja juaj në Turqi

Pasi të vendosni për trajtimin dhe të blini biletat, sipas datës dhe orës së mbërritjes tuaj, ne organizojmë pritjen në aeroport/stacion dhe caktojmë takimet te mjekët përkatës. Nëse kërkohet, kujdesemi gjithashtu për rezervimin e hotelit.

Trajtimi i Pacientit në Spital

Pas mbërritjes, pacientit i caktohet një përkthyes ose shoqërues për ta ndihmuar gjatë procedurave në spital. Ekipi ynë në Stamboll ofron shërbim 24 orë, duke qëndruar në kontakt dhe pranë pacientit sa herë që nevojitet.

Vizita në Vendet Turistike dhe Kthimi

Pas përfundimit të trajtimit, ne organizojmë transportin e pacientit drejt aeroportit ose stacionit të autobusëve, sipas planit të udhëtimit. Pas kthimit, përkujdesemi për ndjekjen e gjendjes shëndetësore të pacientit deri në një vit. Nëse dëshirohet, mund të organizojmë gjithashtu vizita në vendet turistike të Stambollit.

Na Kontaktoni

Formular Takimi

Na kontaktoni shpejt dhe merrni një ofertë duke plotësuar formularin e mëposhtëm të takimit.